Kursi i këmbimit/ Rënie drastike për Dollarin amerikan. Dobësohet monedha europiane ndërsa Paundi fiton pikë
Kjo e mërkurë ka shënuar luhatje të përgjithshme në tregun valutor ku vetëm Paundi britanik ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 135.2 lekë dhe shitet me 136.7 lekë.
Monedha europiane është dobësuar ditën e sotme në raport me ditën e martë duke u blerë me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë, referuar kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan ndërkaq ka pësuar rënien më të fortë prej 1.3 pikë brenda natës duke u blerë sot me 106.8 lekë dhe duke u shitur me 108 lekë krahasuar më një ditë më parë.
Franga zvicerane gjithashtu është dobësuar sot krahasuar me ditën e djeshme teksa është blerë me 114 lekë dhe është shitur me 115 lekë sipas tregut valutor vendas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.