Kursi i këmbimit/ Rënie drastike për Dollarin dhe Paundin. Monedha europiane nuk luhatet
Valuta e përbashkët europaine është shfaqur e qëndrueshme ditën e sotme sipas kursit të këmbimit lokal, pasi është blerë me 123.8 lekë dhe është shitur me 124.4 lekë sikurse edhe ditën e martë.
Ndërkaq Dollari amerikan ka humbur gati 1 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 109 lekë dhe duke u shitur me 110.2 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një rënie prej 0.5 pikë nga dje teksa është blerë këtë të mërkurë me 138 lekë dhe është shitur me 139.4 lekë.
Franga zvicerane ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës pasi është blerë sot me 113.9 lekë dhe është shitur me 115.2 lekë, krahasuar me ditën e djeshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.