Kursi i kembimit/ Rënie e fortë për Dollarin amerikan. Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore
Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke regjistruar një rritje të lehtë të vlerës në raport me dje duke u blerë këtë të premte me 123.6 lekë dhe duke u shitur me 124.1 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan ka pësuar sërish rënie mëngjesin e sotëm duke humbur 0.7 pikë në raport me ditën e enjte teksa blihet sot me 105.4 lekë dhe shitet me 105.4 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ka shënuar rritje të vlerës në raport me monedhën vendase duke u blerë ditën e sotme me 136.5 lekë dhe duke u shitur me 137.6 lekë krahasuar me dje, me një ngritje prej 0.3 pikë,
Referuar tregut valutor vendas edhe Franga zvicerane është forcuar këtë të premte pasi është blerë sot me 115.2 lekë dhe është shitur me 116.2 lekë në raport me ditën e djeshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.