Kursi i këmbimit/ Rënie e përgjithshme e valutave kryesore. Java mbyllet pozitivisht për Paundin
Këtë të premte monedha europiane është dobësuar duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me 123.5 lekë dhe është shitur me 124.1 lekë krahasuar me ditën e enjte.
Ndërkaq Paundi britanik është valuta e vetme që nuk ka pësuar ndryshime të vlerës në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot sërish me 137.4 lekë dhe duke u shitur me 138.5 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan sikurse edhe Euro ka regjistruar një zbritje të vlerës krahasuar një ditë më parë duke e mbyllur këtë javë në blerje me 104 lekë dhe shitje me 104.7 lekë.
Franga zvicerane, referuar tregut valutor vendas, me një rënie prej 0.2 pikë nga dita e djeshme është blerë mëngjesin e sotëm me 113.8 lekë dhe është shitur me 114.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.