Kursi i këmbimit/ Rikuperojnë valutat kryesore. Zhvlerësohet monedha vendase
Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë të enjte teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 121 lekë dhe është shitur me 121.6 lekë në raport me një ditë më parë.
Ndërkaq edhe Dollari amerikan ka shënuar një rritje të vlerës këtë mëngjes teksa blihet sot krahasuar me ditën e mërkurë me 103 lekë dhe shitet me 103.8 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik gjithashtu është forcuar në raport me ditën e djeshme pasi është blerë sot me 140.5 lekë dhe është shitur me 141.5 lekë.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor ka regjistruar rritje të kuotës në raport me monedhën vendase pasi blihet sot me 111.1 lekë dhe shitet me 112 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.