Kursi i këmbimit/Rritje e fortë e paundit britanik! Euro nuk ndryshon por dollari bie
Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet me 104 lekë dhe shitet me 105.10 lekë duke njohur një rënie të lehtë në krahasim me një ditë më parë. Ndërkohë, euro blihet me 123.40 lekë dhe shitet 124 lekë duke qendruar në nivele të pandryshueshme ndërsa franga zvicerane ka njohur rritje pasi blihet me 114 lekë dhe shitet me 115 lekë.
Edhe Paundi britanik ka njohur një rritje të fortë pasi blihet 137 lekë dhe shitet 138.20 lekë. Një ditë më parë, paundi britanik blihej me 135.50 lekë dhe shitej me 136.80 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.