Kursi i këmbimit valutor/ Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Paundi fiton pikë
Monedha europiane vijon të shfaqet e qëndrueshme edhe këtë të enjte duke u blerë sërish me 122.9 lekë dhe duke u shitur me 123.5 lekë sikurse edhe një ditë më parë.
Dollari amerikan ndërkaq ka humbur pikë në raport me dje duke u blerë sot me 101.4 lekë dhe duke u shitur me 102.3 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Paundi britanik ka fituar pikë krahasuar me ditën e mërkurë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 141.2 lekë dhe është shitur me 142 lekë, referuar kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane ndërkaq është blerë sot me 110.9 lekë dhe është shitur me 111.7 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.