Kursi i këmbimit valutor- Dollari dhe Paundi e nisin javën në rritje. Euro mbetet në kuotën e 123 lekëve
Euro e ka nisur këtë javë me një qëndrim konstant në vlerën e 123 lekëve.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka fituar 0.3 pikë duke shkuar në kuotën e 111 lekëve referuar të dhënave të Credins Bank.
Edhe Paundi Britanik ka pasur një rritje të lehtë duke shkuar në kuotën e 142.5 lekëve.
Franga Zvicerane ka pasur një luhatje duke zbritur në vlerën e 111.3 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot përkatësisht 84.8 lekë dhe 75.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.