Kursi i këmbimit valutor – E Hënë, 09 Shtator 2019
Monedha e Eurozonës e ka nisur javën me një rënie të lehtë duke arritur në vlerën e 121.5 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Ndërkaq Dollari Amerikan vazhdon edhe këtë të Hënë të kuotohet me 109.8 lekë sikurse edhe javën e kaluar.
Paundi Britanik ka shënuar një zbritje prej 0.1 pikësh duke u ulur në nivelin e 134.5 lekëve.
Franga Zvicerane vazhdon të qëndrojë në vlerën e 111 lekëve. Sa i përket Dollari Kanadez dhe atij Australian këmbehen sot përkatësisht me 83.4 lekë dhe 75.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.