Kursi i këmbimit valutor – Euro dhe Dollari humbasin pikë kundrejt Lekut. Forcohet Paundi
Monedha e Eurozonës e ka nisur negativisht këtë javë pas një humbje prej 0.4 pikësh duke zbritur në nivelin e 123.1 lekë.
Edhe Dollari Amerikan ka shënuar një zbritje prej 0.5 pikësh duke kapur kuotën e 110.4 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Ndërkaq Paundi Britanik është forcuar krahasuar javës që lamë pas, duke u ngjitur në vlerën e 142.5 lekë.
Franga Zvicerane është dobësuar këtë fillim jave duke zbritur në kuotën e 111.5 lekëve.
Dollari Kanadez dhe ai Australian duke u këmbyer sot me përkatësisht 847 lekë dhe 75.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.