Kursi i këmbimit valutor – Euro dhe Paundi forcohen ndjeshëm. Dobësohet Dollari
Monedha e Eurozonës ka regjistruar një rritje të ndjeshme prej 0.6 pikësh këtë të enjte duke u ngjitur në nivelin e 122.4 lekëve.
Ndërkaq edhe Paundi Britanik ka fituar 0.5 pikë sot duke kapur kuotën e 137.3 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.
Ndërsa Dollari Amerikan ka shënuar një zbritje të vogël të vlerës ditën e sotme krahasuar me dje, duke u këmbyer me 111.7 lekë.
Franga Zvicerane është dobësuar gjithashtu duke kapur kuotën e 111.5 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me 83.8 lekë dhe 74.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.