Kursi i këmbimit valutor – Forcohet ndjeshëm Dollari ndërsa Paundi humb pikë. Euro shfaqet i qëndrueshëm
Monedha e Eurozonës ka ruajtur të njëjtat vlera sikurse ditën e djeshme teksa vazhdon edhe këtë të Enjte të këmbehet me 121.4 lekë.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka fituar 0.6 pikë duke u rritur në nivelin e 111 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Paundi Britanik është dobësuar ditën e sotme duke humbur 0.2 pikë ndërsa ka zbritur në kuotën e 137 lekëve.
Franga Zvicerane ka regjistruar një rritje të ndjeshme duke kapur vlerën e 111.7 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë forcuar duke u këmbyer sot me përkatësisht 83.5 lekë dhe 74.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.