Kursi i këmbimit valutor – Forcohet ndjeshëm Paundi. Euro dhe Dollari nuk shfaqin ndryshime të mëdha
Kjo javë ka nisur relativisht e qëndrueshme për monedhën e Eurozonës e cila është kuotuar sot me 121.2 lekë.
Dollari Amerikan ka regjistruar një rritje të është me 0.2 pikë, duke kapur nivelin e 109.3 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.
Ndërkaq Paundi Britanik vazhdon të forcohet edhe këtë të hënë, duke fituar plot 0.9 pikë dhe arritur në kuotën e 136.2 lekë.
Franga Zvicerane ka pësuar një rënie të lehtë duke zbritur në vlerën e 110.4 lekëve.
Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 82.3 lekë dhe 75 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.