Kursi i këmbimit valutor – Monedha e Eurozonës ndryshon drejtim. Paundi dhe Dollari frenojnë rënien
Monedha e Eurozonës ka regjistruar për herë të parë një rritje pas një periudhe të konsiderueshme zbritjeje, duke kapur vlerën e 121 lekëve këtë të enjte.
Ndërkaq Dollari Amerikan nuk ka pësuar ndryshime duke qëndruar konstant në kuotën e 107.8 lekëve sikurse ditën e djeshme.
Edhe Paundi Britanik ka mbetur në nivelin e 131.1 lekëve sikurse dje, referuar të dhënave të Credins Bank.
Franga Zvicerane ka fituar 0.3 pikë duke u ngjitur në vlerën e 110.5 lekëve. Dollari kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 81.4 lekë dhe 73 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.