Kursi i këmbimit valutor / Monedha e Eurozonës nuk luhatet. Paundi rinis zbritjen ndërsa Dollari forcohet
Këtë të enjte monedha e Eurozonës nuk ka pësuar luhatje duke mbetur në kuotën e 121 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Ndërkaq Paundi Britanik është dobësuar sot duke humbur 0.3 pikë ndërsa ka zbritur në nivelin e 130.8 lekëve.
Dollari Amerikan është forcuar me 0.2 pikë duke u ngjitur në vlerën e 108 lekëve.
Franga Zvicerane vazhdon të forcohet duke u rritur në vlerën e 110.7 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot më përkatësisht 81.5 lekë dhe 73.4 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.