Kursi i këmbimit valutor – Paundi Britanik shënon rritje ‘surprizë’. Euro dhe Dollari e mbyllin javën pa shumë lëvizje
Euro e ka mbyllur javën me një rritje shumë të lehtë duke u kuotuar sot me 121.5 lekë.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka regjistruar të njëjtat vlera sikurse ditën e djeshme duke qëndruar në nivelin e 109.8 lekëve referuar të dhënave të tregut valutor vendas.
Paundi Britanik ka shënuar një rritje të konsiderueshme prej 0.8 pikësh duke u ngjitur kështu në kuotën e 134.6 lekëve.
Franga Zvicerane është dobësuar lehtë duke e mbyllur javën në vlerën e 110.8 lekëve. Sa i përket Dollarit Kanadez dhe atij Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 82.7 lekë dhe 74.4 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.