Kursi i këmbimit valutor – Paundi dhe Dollari ‘kërcejnë’ përballë Lekut. Çfarë ka ndodhur sot me monedhën europiane?!
Këtë të Martë, monedha europiane ka shfaqur vlera të njëjta me një ditë më parë duke u blerë me 121.6 lekë dhe shitur me 122.3 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik ka fituar 0,7 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 143.3 lekë dhe shitur me 144.3 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan është rritur me 0.4 pikë sot duke u blerë me 111.2 lekë dhe shitur me 112 lekë referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ka regjistruar rritje gjithashtu teksa është blerë sot me 113.2 lekë dhe shitur me 114 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.