Kursi i këmbimit valutor/ Paundi dhe Euro dobësohen sërish kundrejt monedhës vendase. Dollari shfaqet i qëndrueshëm
Këtë të Mërkurë monedha e Eurozonës ka humbur sërish pikë duke zbritur në kuotën e 121.6 lekëve.
Dollari Amerikan ka mbetur në vlera të qëndrueshme krahasuar me dje, referuar të dhënave të Credins Bank, duke vazhduar të këmbehet edhe sot me 108.4 lekë.
Ndërkaq Paundi Britanik ka regjistruar një rënie prej 0.4 pikësh, duke kapur nivelin e 135 lekëve.
Franga Zvicerane ka fituar 0.2 pikë duke u rritur në vlerën e 109.2 lekëve. Ndërsa Dollari kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 82.5 lekë dhe 74.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.