Kursi i këmbimit valutor – Paundi humb pikë. Forcohet sërish Dollari ndërsa Euro stabilizohet në kuotën e 121.4 lekëve
Monedha e Eurozonës e ka mbyllur javën e stabilizuar në kuotën e 121.4 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Ndërkaq Dollari Amerikan është forcuar këtë të Premte, duke u ngjitur në nivelin e 111.2 lekëve.
Paundi Britanik ka humbur 0.3 pikë këtë fundjave duke zbritur në vlerën e 136.7 lekëve.
Franga Zvicerane është forcuar sërish në kuotën e 112 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot më përkatësisht 83.8 lekë dhe 75 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.