Kursi i këmbimit valutor – Paundi sërish në zbritje ndërsa Euro dhe Dollari nuk luhaten
Këtë të Enjte monedha e Eurozonës nuk ka regjistruar luhatje duke qëndruar edhe sot në kuotën e 122.7 lekëve.
Edhe Dollari amerikan nuk ka shënuar lëvizje të vlerës duke vazhduar edhe sot të këmbehet me 111.3 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.
Paundi Britanik ndërkaq është dobësuar sërish pas një rritjeje dy ditore duke zbritur në nivelin e 142.7 lekëve.
Franga zvicerane vazhdon të forcohet duke u ngjitur në kuotën e 112.5 lekëve ditën e sotme.
Dollari kanadez dhe ai australian këmbehen sot me përkatësisht 83.8 lekë dhe 75.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.