Kursi i këmbimit valutor – Rënie e përgjithshme tek monedhat e huaja, bien ndjeshëm Euro, Paundi dhe Dollari
Këtë të martë monedha europiane është dobësuar duke zbritur në kuotën e 121 lekëve në blerje dhe 121.7 lekëve në shitje.
Sipas tregut valutor vendas, Dollari amerikan ka zbritur në vlerën e 109 lekëve në blerje dhe në shitje në 109.8 lekë.
Paundi britanik vazhdon të dobësohet ndjeshëm duke u shitur sot me 140.4 lekë dhe blerë me 141.8 lekë.
Franga zvicerane shitet sot me 110.4 lekë dhe blihet me 111.2 lekë duke humbur pikë krahasuar me ditën e djeshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.