Kursi i këmbimit valutor – Rritje e përgjithshme tek të gjitha monedhat e huaja. Dobësohet Leku
Euro ka regjistruar një rritje të ndjeshme këtë të enjte duke fituar plot 0.4 pikë dhe arritur në nivelin e 122.7 lekëve.
Paundi Britanik gjithashtu është forcuar duke u ngjitur në kuotën e 136.3 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Dollari Amerikan ka shënuar një rritje të vlerës krahasuar me ditën e djeshme duke u këmbyer sot me 111.5 lekë.
Franga Zvicerane është forcuar sërish duke kapur vlerën e 112.3 lekëve.
Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 83.7 dhe 75.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.