Kursi i këmbimit/ Vazhdojnë luhatjet drastike të Paundit, fiton mbi 1 brenda natës!
Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme këtë të martë pasi vazhdon sikurse dje të blihet me 123.9 lekë dhe të shitet me 124.6 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar sërish një luhatje drastike të vlerës duke fituar 1.2 pikë brenda natës teksa është blerë këtë të martë me 138.2 lekë dhe është shitur me 139.5 lekë.
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë duke u blerë sot me 111.4 lekë dhe duke u shitur me 112.3 lekë, krahasuar me një ditë më parë referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane në raport me ditën e hënë është dobësuar sot pasi është blerë me 114.9 lekë dhe është shitur me 116.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.