Kursi i këmbimit/ Vazhdojnë të forcohen ndjeshëm valutat e huaja
Monedha europiane vazhdon të forcohet edhe këtë të mërkurë duke u rritur me 0.1 pikë nga dita e djeshme teksa blihet sot me 123.4 lekë dhe shitet me 124.1 lekë.
Dollari amerikan ndërkaq ka regjistruar rritjen më të fortë të tregut valutor me 0.4 pikë nga dita e djeshme ndërsa blihet sot me 105.3 lekë dhe shitet me 106.1 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik ka fituar 0.2 pikë në raport me ditën e martë duke u blerë sot me 136.2 lekë dhe suke u shitur me 137.6 lekë.
Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës edhe këtë të mërkurë duke u blerë sot me 113.9 lekë dhe suke u shitur me 114.9 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.