Kursi i këmbimit/ Zhvlerësohet Paundi britanik – Euro shënon rritje të lehtë
Tregu i këmbimit valutor vendas ka regjistruar një rritje të lehtë për monedhën e përbashkët europiane. Euro është forcuar me 0.1 pikë ndaj lekut dhe këmbehet sot për 125.6 lekë në blerje dhe 126.3 lekë në shitje.
Ndërkohë, leku ka fituar terren ndaj paundit britanik, i cili ka shënuar një rënie me 0.5 pikë krahasuar me një ditë më parë. Kështu, sterlina fiksohet sot në kuotën e 140.7 lekëve. Sa i takon dollarit amerikan, nuk ka regjistruar luhatje gjatë ditës së sotme, duke qëndruar në të njëjtin nivel me një ditë më parë, i fiksuar në kuotën e 108 lekëve.
Ndërsa, lidhur me valutat e tjera ndërkombëtare, edhe dollari australian ka shënuar një rënie me plot 0.7 pikë ndaj lekut. Një dollar australian këmbehet për 79.5 lekë në blerje dhe 80.5 lekë në shitje. Dollari kanadez dhe franga zvicerane ndërkohë janë forcuar respektivisht me nga 0.3 lekë për njësi.
Kështu, dollari kanadez këmbehet sot për 81.6 lekë, ndërsa franga zvicerane për 107.8 lekë në blerje dhe 109 lekë në shitje.
EUR/ALL 125.6 – 126.30
USD/ALL 108.00 – 108.8
GBP/ALL 140.7 – 141.90
AUD/ALL 79.50 – 80.50
CAD/ALL 81.60 – 82.40
CHF/ALL 107.8 – 109.000
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.