Kursi i këmbimit/ Euro zhvlerësohet kundrejt Lekut. Dollari amerikan ende në nivele të ulta
Në tregun valutor vendas siç e presim euro vijon rënien, blihet sot me 132.50 lekë dhe shitet me 133.30 lekë, gati – gati me nivelet e muajit gusht-shtator. Euro kundrejt monedhës vendase ka shënuar zhvlerësim, me gati 1 lekë, nga 133.70 lekë dhjetë ditë më parë. Nivelet e euros gjenden në nivele më të ulta se edhe në muajit e verës. Mund të ketë akoma zhvlerësim deri në fund të vitit.
Dollari amerikan sot blihet me 111.80 lekë dhe shitet me 112.50 lekë. Dollari amerikan vazhdon të qëndrojë i nënvlerësuar. Por ka mundësi të avancojë drejt nivelit të 113.50 lekë.
Paundi britanik sot blihet me 149.50 lekë dhe të shitet me 150.50 lekë.
Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.