Kursi këmbimit valutor / Euro dhe Paundi shfaqin qëndrueshmëri. Zhvlerësohet Dollari Amerikan ndërsa Franga Zvicerane shënon rritje.
Monedha e Eurozonës e ka mbyllur javën në vlerën e saj më minimale 122 lekë duke e frenuar rënien e saj në këto kuota.
Edhe Paundi Britanik, sipas të dhënave të Credins Bank, ka mbetur në nivele të njëjta duke u kuotuar sot në vlerën e 137.8 lekëve.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka regjistruar rënie të vlerës së tij me 0.5 pikë duke u këmbyer sot me 108.8 lekë.
Ndërsa Franga Zvicerane e mbyll javën në rritje duke kapur sot vlerën e 108.5 lekëve.
Për sa i përket Dollarit Kanadez dhe atij Australian këmbehen sot përkatësisht me 80.7 lekë dhe 74.8 lekë, duke shënuar që të dyja një dobësim të lehtë kundrejt lekut.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.