Kurum padit Tatimet – Në gjykatë gjobat dhe kamatvonesat për vitet 2012-2013
Ndërsa gjendet zyrtarisht në proces falimentimi, Kurum ka paditur në Gjykatë Administratën Tatimore për shkak të gjobave e penaliteteve të padrejta. Në një padi që do të shqyrtohet nga Gjykata Administrative e Apelit më 23 nëntor, kompania turke kërkon shfuqizimin e gjobave e kamatvonesat e ngarkuara ndaj saj në vitet 2012-2013.
Vetëm për vitin, Drejtoria e tatimpaguesve VIP e ka ngarkuar kompaninë Kurum me një tatimfitim prej afro 600 mijë dollarësh.
Padia ndaj tatimeve vjen në një moment kur prej një viti kompania turke ka nisur procedurat e falimentit. Në total, borxhet e Kurum ndaj kredidhënësve arrijnë kuotën e 230 milionë eurove. Rreth 18% e kësaj shume, apo 42 milionë euro, është kredi e marrë në bankat shqiptare dhe rreth 600 mijë euro ndaj furnitorëve në Shqipëri.
Por problemet e shkaktuara nga kjo kompani nuk përfundojnë këtu. Falimentimi i Kurum solli edhe dështimin e plotë të koncesionit të Rafinerisë së Cërrikut. I dhënë në vitin 2013 në favor të kësaj kompanie.
Aktualisht Ministria e Energjisë i është drejtuar Gjykatës Administrative për të marrë rreth 1.5 milionë dollarë nga sigurimi i këtij koncesioni prej katër kompanive Intersig, Atlantik, Sigma dhe Albsig
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.