Kush do të fitojë çmimin Nobel 2017 në ekonomi?
Dhjetëra ekonomistë , kryesisht nga SHBA-ja, konsiderohen si kandidatë të mundshëm për çmimin Nobel në ekonomi. Bazuar te historia, ekonomisti fitues do të vlerësohet për arritjet e tij gjatë karrierës së gjatë në këtë fushë. Çmimi pritet të shpallet të hënën në Stokholm, Suedi.
Çmimi i quajtur Sveriges Riksbank në Shkencat Ekomomike në kujtim të Alfred Nobel i themeluar në vitin 1968, u është dhënë deri më tani 78 njerëzve.
Por kush është pretendent për të fituar çmimin këtë vit?
Është e vështirë të parashikohet për shkak se nominimet mbahen sekret. Por, ka dhjetëra kandidatë të mudnshëm, puna akademike e të cilëve përfshin tema të tilla rreth ndryshimeve klimaterike, rritjen ekonomike dhe politikat monetare.
Mosha mesatare e fituesve të kaluar është 67 vjeç. Çmimi mund të shkojë në më shumë se një fitues. Gjysma e 48 shpërblimeve të dhëna që nga 1969 janë ndarë nga dy ose tre ekonomistë.
Fushat e njohura midis fituesve të viteve të kaluar përfshijnë makroekonominë, ekonometrinë dhe ekonominë financiare.
Clarivate Analytics, dikur njësi e Thomson Reuters paraqet një listë të fituesve të mundshëm të çmimin nobel në ekonomi. Emrat më të rinj në listën e këtij viti janë: Colin Camere, Xhorxh Loewenstein, Rober Hall dhe Michaele Jensen.
Dhjetëra emra të tjerë paraqiten në listën e fituesve të mundshëm të ekonomisë së Clarivate, duke përfshirë figura të shquara në fushën e ekonomisë amerikane dhe jo vetëm si John Taylor, Martin Feldstein, Dale Jorgenson, Oliver Blanchard, Richard Thaler.
G.D/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.