Kush është drejtori i ri i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka emëruar drejtorin e ri ekzekutiv të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Do të jetë Adrian Bylyku kreu i ri i kësaj agjencie, pas urdhrit të datës 23 Nëntor 2017.
Ai zëvendëson në detyrë Eljon Semanaj, i cili është larguar nga AKBN për t’u vendosur në krye të Hipotekave.
- Adrian Bylyku, ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti “Gjeologji- Miniera” në vitet 1986-1991. Në vitet 1993-1996 ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin e Bolonjës, në fushën e gjeoteknikës dhe kërkimeve kimike në sektorin e ndërtimit. Që nga viti 2016 e në vijim, Z. Bylyku ka mbajtur funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Hidrokarbure në AKBN.Më herët Z. Bylyku ka kryer detyra të tjera, si:
- Konsulent mjedisor dhe gjeoteknik si pjesë e programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin UNEP, 2014-2016
- Drejtor teknik i kompanisë “Antea Cement”, 2006-2014
- Shef Sektori pranë Drejtorisë së Prokurimeve, KESH 2004-2006
- Specialist prokurimesh i projektit të Bankës Botërore në Ministrinë e Shëndetësisë HSRDP & HSRP;
- Inxhinier teknik në kompaninë “TAMBURINI Ltd., & GEIMCO Ltd., Bologna (ITALY), 1996 – 1998;
- Inxhinier teknik në kompaninë “R.C.E. (Chemical & Geotechnical Research in Construction Industry), Bolonja, Itali 1993 –1996.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.