Kuvend, votohen dekretet për shkarkimin dhe emërimin e ministrave
Gjatë seancës plenare në Parlament është votuar me 75 vota shkarkimi i Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm, ndërkohë që me 76 vota është miratuar dekreti i Presidentit për emërimin në këtë detyrë të Fatmir Xhafajt.
Po kështu është votuar në Parlament dekreti i Presidentit për shkarkimin e Ilir Beqajt me 78 vota pro, ndërkohë është votuar me 79 vota pro dekreti për emërimin e Ogerta Manastirliut, në postin e Ministres së Shëndetësisë.
Në seancën e sotme është votuar dekreti i Presidentit për shkarkimin e Bledi Çuçit nga Ministria e Çështjeve Vendore me 76 vota pro, ndërkohë është votuar dekreti i Presidentit për emërimin në këtë post të Eduard Shalsit me 76 vota pro.
Kuvendi ka votuar dekretin e Presidentit për shkarkimin e Blendi Klosit nga posti i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe është votuar emërimi në këtë detyrë me 76 vota pro i Olta Xhaçkës.
Gjithashtu, me shumicë të thjeshtë deputetët e mazhorancës votuan edhe projektligjet për ratifikimi i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar në projektin e programit të menaxhimit të mbetjeve, dëmshpërblimin e ish-të dënuarve dhe projektligjin për “ratifikimin e marrëveshjes së huas mes qeverisë dhe BERZH-it, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – Rehabilitimi i linjës ekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.