Kuvendi apel organizatave e grupeve te interesit: Regjistrohuni ne Regjistrin e Lobizmit
Të gjithë lobistët, organizatat e shoqërisë civile, grupeve të interesit, organizatat jofitimprurëse, organizatave të biznesit, të cilët janë të interesuar të bashkëpunojnë e të kontribuojnë me Kuvendin e Shqipërisë për dhënien e mendimeve të tyre në lidhje me çështje të caktuara, gjatë shqyrtimit të një projektligji, Kuvendi bën thirrje publike që të regjistrohen në Regjistrin e Lobizmit.
Të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumente në rrugë elektronike:
- Kërkesë për shprehje interesi;
- Dokument që vërteton objektin e veprimtarisë që ushtron organizata në rastin e organizatës së shoqërisë civile, (sipas statutit);
- Dokument që vërteton objektin e veprimtarisë së personit juridik si dhe cilat janë grupet e interesit që përfaqësohen prej tij (në rastin e dhomave të tregtisë);
- Përcaktimin e komisionit pranë të cilit kërkojnë të akreditohen, në përputhje me objektin e veprimtarisë që ushtrojnë dhe fushën e përgjegjësisë së komisioneve të përhershme parlamentare;
- Të dhëna për adresën dhe personin e kontaktit të shoqatës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.