Kuvendi miraton ndryshimet kushtetuese. Pragu elektoral në 1%, hiqen koalicionet, kryetarët kandidojnë në 4 qarqe
Parlamenti ka votuar me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim, ndryshimet e shumë debatuara në kodin zgjedhor. Ndryshimet në kodin zgjedhor përcaktojnë se pragu electoral kombëtare për një parti politike që të futet në sallën e parlamentit do të jetë 1%, por gjithashtu do të ketë rirenditje të pjesës së parë të listës për deputetë bazuar tek vota që do te kenë zgjedhësit. Gjithashtu kandidatëve ju vendoset tavan 10 mijë vota si dhe do të hiqen koalicioneve e përbëra. Një tjetër pikë që shtohet është se kryetarët e partisë mund të garojnë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht. Kryeministri Edi Rama duke folur për mediat pas votimit tha se ky është sistemi më i drejtë që do të garantojë votën e lirë dhe të ndershme për qytetarët. Rama nënvizoj se modeli bazohet në sistemet e disa shteteve europiane.
Ndërkohë kuvendi ka miratuar edhe emrat e rinj të Komisionit Shtetëror për Zgjedhjet, ku do të kemi rikthim në krye të Ilirjan Celibashit. Ndërkohë emrat e tjerë në detyrën e anëtarit të Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve janë:
Ilirjana Nano
Dritan Çaka
Arens Çela
Muharrem Çakaj
Helga Vukaj
Në detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve janë përzgjedhur me 105 vota pro:
Ilirjan Rusmali
Elvin Lako
Koli Bele
Elvis Çefa
Ledio Braho
Nuk ka vonuar reagimi i kreut të PD Lulzim Basha në Twiter, që e konsideron një votim antikushtetuese dhe që minon konsensusin.
“Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret”, shkruan Basha.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.