Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta
Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta. Në parlament është votuar me 102 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim.
Komisioni do të ketë 9 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita parlamentare. Në parlament është dorëzuar kërkesa me 9 pika ku argumentohen shkeljet e bëra nga Presidenti Meta.
Komisioni ka të përcaktuar një kohë hetimi prej 3 muajsh.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.