Kuvendi në seancë plenare – Projektligjet që do diskutohen dhe votohen sot
Pese projektligje presin dritën e votimit në seancën e sotme plenare, ndër të cilat është dhe shtesa në ligjin “Për lojërat e fatit”.
Rendi i ditës:
-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9518, datë 18.4.2006 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit”, të ndryshuar”
-Projektligji “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”
-Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari në Komisionin e Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
Të mbartura për votim:
– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
– Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.