Kuvendi nis javën me seancë-Në rend dite 5 nismat e Ministrisë së Financave dhe 2 raportet e Prokurorisë e ILDKPKI
Kuvendi mblidhet këtë të hënë në seancë plenare ku është planifikuar votimi i disa nismave të rëndësishme me karakter ekonomik.
Referuar rendit të ditës së publikuar në faqen zyrtare, në seancën e paradites parashikohet të paraqiten raportet vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2018.
Po ashtu, në rendin e ditës janë përfshirë edhe 5 nismat ligjore të Ministrisë së Financave; ajo për regjistrimin e biznesit, për procedurat tatimore, për masat kundër financimit të terrorizmit , për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit si dhe projektligji “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.