Kuvendi rrëzon dekretet e Metës – Gjonaj: Paketa me 10 ligje në akord me ndërkombëtarët, do shkarkohet stoku i dosjeve
Kuvendi ka rrëzuar të premten dekretet e Presidentit të Republikës, i cili ktheu për rishqyrtim të gjithë paketën me ndryshime në 10 ligje në kuadrin e reformës në drejtësi. Ministrja Etilda Gjonaj rrëzoi argumentimet e presidentit, i cili sipas saj, nuk argumenton problemet që mund të ketë paketa por sulmon procedurat e miratimit të ligjeve. Gjonaj nënvizoi se ligjet janë miratuar në akord të plotë me partnerët ndërkombëtarë dhe janë konsultuar me palët e interest.
Paketa parashikon lehtësimin e procedurave gjyqësore për të shkarkuar stoqet e mëdha të dosjeve të akumuluara në Gjykatën e Lartë, por edhe në apele apo në shkallët e para.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.