Kuvendi, thirrje për regjistrim të Lobistëve shqiptarë
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, bazuar në Vendimin e vitit 2018 “Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë” : “Në Kuvend krijohet regjistri i lobimit, grupeve të interesit dhe organizatave të shoqërisë civile që mbajnë marrëdhënie me deputetin dhe komisionet parlamentare, me qëllim pjesëmarrjen e publikut në procesin legjislativ.”, fton Lobistët të cilët e çmojnë të arsyeshme të regjistrohen pranë institucionit tonë për të ushtruar të drejtën e tyre sipas legjislacionit përkatës.
“Për çdo saktësim apo përditësim të të dhënave, na kontaktoni në adresën e e-mail: [email protected]” njofton Kuvendi
Referuar njoftimit të Kuvendit, lobistët, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij regjistri, duhet të dërgojnë në adresën e mësipërme këto të dhëna:
- Emërtimin e plotë të subjektit;
- Të dhënat e personit të kontaktit, apo administratorit;
- Adresën postare dhe elektronike;
- Përcaktimin e komisioneve pranë të cilave kërkohet regjistrimi.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.