Ky çift i moshuar i bleu elektroshtëpiaket në vitet ’50 – Pas 60 vitesh, ato punojnë ende
Ditët e sotme gjërat nuk janë bërë që të zgjasin. Telefonat thyhen shumë lehtësisht, televizorët prishen pa asnjë arsye, ndërsa këpucët ndahen në copa pas një viti. Duket sikur prodhuesit i bëjnë gjerat qëllimisht që të prishen, në mënyrë që konsumatorët të blejnë vazhdimisht.
Nëse e keni dëgjuar shprehjen “nuk i bëjnë më si më përpara” dhe kërkoni prova, atëherë këtë ua vërteton Sydney dhe Rachel Saunders nga Britania e Madhe. Ata janë një çift i moshuar, të dy janë në të 80-at, të cilët po përdorin të njëjtat pajisje elektroshtëpiake si përpara gjysmë shekulli.
Lavatriçja, frigoriferi, bojleri dhe tharësja e tyre, të cilat u kushtuan atyre 146 paundë britanikë kur i blenë në vitin 1956, vazhdojnë të punojnë ende sot e kësaj dite.
“Atëherë gjërat bëheshin më mirë, ishin më të forta dhe të durueshme”, thotë zoti Saunders, i cili është një llogaritar në pension.
“Ne na u dha lavatriçja kur u martuam, para 62 vitesh, ndërsa hera e fundit që u përdor ishte para 12 vitesh”, shtoi gruaja e tij, Rachel. “Me sa di unë ajo është ende në gjendje pune, vetëm se rrjedh pak. Thjesht sot nuk i bëjnë më pajisjet si dikur”, thotë ajo.
Çifti ka vendosur që të ndahen më në fund nga elektroshtëpiaket e tyre të vjetra, por ata kanë dhe një dëshirë të fundit.
“Do doja që ato të shkonin në një muze ose diçka të ngjashme, në mënyrë që të ruhen”, tha zoti Saunders.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.