Ky Shën Valentin rriti ‘dashurinë’ për vjedhjen! Studimi: Më shumë mashtrime me dhuratat on-line
Muajt e fundit ka pasur më shumë tentativa për mashtrim kompiuterik me ‘tematikë’ Shën Valentinin, me më shumë se 400 fushata ‘phishing’ që i ftojnë përdoruesit të shtypin në linqe të rrezikshme.
‘Phishing ‘emërtohet tentativa për të të marrë të dhëna sensitive si kode apo detaje të kartës së kreditit.
Sipas të dhënave të ‘Check Point Research’, shifra e tentativave për mashtrim është në rritje në krahasim me vitin e kaluar.
Në muajt e fundit, sipas ANSAS, ekspertët thone se ka pasur një rritje me 29 % kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Sipas ekspertëve, kjo rritje vjen edhe për shkak të pandemisë për faktin se klientët po evitojnë dyqanet dhe po zgjedhin t’i bëjnë blerjet online dhe kjo shihet nga hakerat si një mundësi për t’u shfrytëzuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.