Ky vend i mrekullueshëm cilësohet si vendi më pak i vizituar i Europës
Ka një numër të pafund destinacionesh dhe atraksionesh për t’u vizituar në Europë. Duke filluar nga Kulla Eiffel në Paris, Prado në Spanjë e deri te Alpet Zviceriane, vizitorët mund të kalojnë muaj të tërë në turne dhe përsëri nuk do të arrijnë të shohin gjithçka.
Kjo mund të shpjegojë edhe arsyen se pse mikro-kombi i mrekullueshëm i San Marinos ishte vendi më pak i vizituar i vitit 2016 sipas Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara.
I ndodhur në brendësi të Italisë në veriun qendror, San Marino është i njohur për malet e tij të thepisura dhe tre kështjellat e saj mesjetare.
Nga të tre këto kështjella mund të shikoni pamje spektakolare e të shijoni të gjitha bukuritë që natyra ofron.
Vizitorët gjithashtu mund të shkojnë edhe nëpër plazhet aty pranë përpara se të shijojnë ushqimet dhe verërat e shijshme tradicionale.
Është vetëm 23.6 milje katrorë dhe është një nga vendet më të vogla në botë. Për të vizituar këtë destinacion të mrekullueshëm ju mund të shkoni me tren ose me makinë nga pjesët veriore të Italisë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.