Laburistët: “Tërheqja’ e Brexit duhet të votohet edhe nga publiku!
Tërheqja e marrëveshjes së Brexit nga qeveria Britanike duhet të përfshijë edhe një votim tjetër publik, kur t’ju paraqitet ligjbërësve përsëri muajin tjetër, tha ditën e sotme zëdhënësi i Partisë Laburiste, Keir Starmer.
Pas dështimit për të marrë miratimin e parlamentit tre herë për marrëveshjen e Brexit të Kryeministres Theresa May, qeveria tani do të vendosë projektligjin, që do të miratojë këtë marrëveshje përpara parlamentit, në një votim në fillim të qershorit. Partia Laburiste dhe rebelët brenda Partisë Konservatore të May kanë thënë se ata kanë në plan ta kundërshtojnë atë.
Afërsisht tre vite pasi Mbretëria e Bashkuar votoi 52% në 48% në një referendum për të dalë nga BE, mbetet e paqartë se si, kur ose edhe nëse vendi do të largohet nga klubi europian, ku u bashkua në vitin 1973. Afati i tanishëm për t’u larguar është 31 tetori.
Një burim në zyrën e Kryeministres Theresa May tha se Marrëveshja e tërheqjes do të “përmbante veçori të reja” për të reflektuar diskutimet që qeveria ka pasur me ligjvënësit për shqetësimet e tyre.
Burimi:Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.