Lajm i fundit / Përkeqësohet gjendja e Boris Johnson – Futet në kujdes intensiv mjekësor
Është mësuar se Johnson u transferua në njësinë e kujdesit intensiv vetëm një orë e gjysmë më parë.
Vendimi u mor nga ekipi i tij mjekësor pasi gjendja e tij u përkeqësua gjatë së hënës. Kryeministri kuptohet të jetë i vetëdijshëm dhe të jetë zhvendosur në kujdes intensiv si masë paraprake në rast se i duhet ventilimi.
“Gjatë kësaj pasdite, gjendja e Kryeministrit është përkeqësuar dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spital”, tha një zëdhënës në një deklaratë.
Johnson u pranua në spitalin e Londrës mbrëmë me simptoma të vazhdueshme të koronavirusit, 10 ditë pasi u diagnostikua me virusin.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian, CNN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.