LAJM I FUNDIT/ Shqipëria merr masa të forta për koronavirusin. Mbyllen shkollat, ndalohen grumbullimet. Masat deri me 3 prill
Pas evidentimit të dy rasteve me koronavirus Shqipëria ka marrë masa të reja për të ndaluar përhapjen e tij. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeveris, kryeministri Edi Rama njoftoi mbylljen e aktivitetit mësimor në vend deri më datën 3 prill dhe ndalimin e të gjitha grumbullimeve dhe aktiviteteve sportive, kulturore, konferencave e dëgjesave publike deri me datën 3 prill.
Vijon…
🔴 Kryeministria – Qeveria vë në lëvizje masat e planifikuara pas shfaqjes të rastit të parë të koronavirusit, sipas protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. 🔴 KËSHILLA THEMELORE E OBSH DHE BAZA E TË GJITHA PRAKTIKAVE TË NDJEKURA NGA SHTETET E TJERA ËSHTË: RUAJTJA E QETËSISË, MARRJA E MASAVE HAP PAS HAPI DHE REFERIMI SA MË STRIKT NË PROTOKOLLIN ZYRTAR TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË SHËNDETËSISË, SI EDHE NË BURIMET ZYRTARE TË INFORMIMIT SHËNDETËSOR🔴 SISTEMI YNË SHËNDETËSOR DHE TË GJITHA STRUKTURAT E PËRFSHIRA NË PLANIN E MASAVE JANË NË GATISHMËRI PËR TË PËRBALLUR SITUATËN HAP PAS HAPI
Posted by Edi Rama on Monday, March 9, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.