Lajm i Fundit/ Shtohen rastet me COVID’19 në vend – Shkon në 38 numri i personave të prekur
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 48 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 505.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste, nga të cilat:
- Tiranë 22 raste
- Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
- Lushnje 2 rast
- Elbasan 2 raste
- Fier 5 raste
- Rrogozhinë 2 raste
Sipas njoftimit për momentin janë të shtruar në repartin e trajtimit intensive vetëm 2 pacientë konkretisht një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61 vjecar nga Fieri, të cilët po marrin kujdesin e duhur. Gjithashtu në komuikim e përditshëm të MSHtheksohet se pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Gjithashtu MSH u bën thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.