Lajm i mirë për Kinën – Rreth 70% e të infektuarve në vend janë shëruar
Pothuajse 70% e të gjithë të infektuarve me koronavirus në Kinë janë shëruar dhe kanë lënë spitalet, sipas të dhënave të Komitetit Shtetëror të Shëndetit PRC.
Sipas të dhënave më të fundit, numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit koronavirus në territorin e Kinës arriti në 80 mijë 651, nga të cilët 55 mijë e 404 persona u shëruan, duke përbërë 68.69% të numrit të përgjithshëm të rasteve.
Kohët e fundit, situata epidemiologjike në Kinë është duke u përmirësuar, gjatë ditës së kaluar, 99 raste të reja të infeksionit janë zbuluar në të gjithë vendin, ndërsa vetëm një rast është regjistruar jashtë Provincës Hubei.
Më 31 Dhjetor 2019, autoritetet kineze njoftuan Organizatën Botërore të Shëndetit për një shpërthim të pneumonisë së panjohur në qytetin Wuhan në pjesën qendrore të vendit në provincwn Hubei. (News Observatory)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.