|
|
| Sistemi optimist i ekonomisë moderne |
|
Rreth 40 vjet më parë mbreti i këtij vendi të vogël por të pasur ka marrë një vendim të paprecendent, mbretëria e tij nuk duhet të punojë për të rritur prodhmin e brendshëm bruto por duhet të angazhohet fuqimisht në forcimin dhe rritjen e kënaqësisë së brendshme bruto. Që nga ajo kohë vendi ka ndërmarr një zhvillim të ndjeshëm i cili nuk emfatizon vetëm rritjen ekonomike por gjithashtu kulturën, shëndetin mendor si dhe jetën sociale. Por eksperienca e Buthan-it duhet të aplikohet dhe në një botë të karakterizuar nga urbanizimi i shpejtë, masmedia, kapitalizmi global apo degradimi mjedisor. Pyetja kryesore është se si mund të organizohet jeta jonë në mënyrë që të rikrijojë një sens komuniteti, besimi apo qëndrueshmërie të mjedisit. Në këtë kuadër eksperti Jeffrey Sach ka nxjerrë disa konkluzione paraprake. Së pari sipas tij do të duhet të denigrohet vlera e progresit ekonomik. Kur qëniet njerëzore kanë uri, janë të privuar nga nevojat e tyre thelbësore si uji i pijshëm, ndihma shëndetsore apo edukimi, gjithashtu pa një vend pune për ti ndihmuar, atëherë në mënyrë të pashmangshme vuajnë. Është pikërisht zhvillimi ekonomik i cili lehtëson varfërinë një hap jetësor drejt kënaqësisë dhe optimizmit. Së dyti duhet të pranohet fakti se insistimi ndaj rritjes së vazhdueshme dhe të pandalshme të prodhimit të brendshëm bruto pa përfshirë asnjë tjetër objektiv është një hap i gabuar në vetvete. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 40 vjetët e fundit ky prodhim është rritur jashtëzakonisht shumë por ama kurba e kënaqësisë konsumatore nuk ka lëvizur me të njëjtin ritëm. Në fakt ndjekja e pacipë e rritjes së prodhimit të përgjithshëm ka sjellë pabarazi të pasurisë dhe të fuqisë, duke ushqyer zgjerimin e shtresave të ulta të shoqërisë, përfshirë miliona fëmi në kushtet ë varfërisë si dhe duke shkaktuar një degradim serioz mjedisor. Konkluzioni i tretë i aplikimit të kënaqësisë së brendshme bruto në vendet e zhvilluara thotë se optimizmi ekonomik arrihet vetëm nëpërmjet një lëvizje harmonike dhe të ekuilibruar si nga ana e individëve ashtu dhe nga ana e shoqërisë. Si individë është e qartë që marrdhënia ndërmjet nevojës për përfitime monetare dhe rritjes së vlerave të familjes, miqëve apo komunitetit, përbën një pjesë të rëndësishme të këtij ekuilibri. Ndërsa për sa i përket shoqërisë, një gjë është organizimi i politikave ekonomike në shërbim të rritjes së standarteve të jetesës, dhe një gjë tjetër është të aplikosh të gjitha vlerat e shoqërisë në shërbim të arritjes së përfitimeve. Alternativa e katërt thotë se kapitalizmi global përfaqëson shumë kërcënime direkte ndaj shoqërive. Ky i fundit po shkatërron ambjentin natyror nëpërmjet ndryshimeve klimatike apo forma të tjera të ndotjes, ndërkohë që fluks i pafundëm propagande nga ana e shoqërive naftënxjerrëse po arrin të errësojë shumë nga këto informacione. Pikërisht ky globalizim po dobëson besimin social dhe stabilitetin mendor, ndërkohë që shumë mass media botërore janë kthyer në kanale të kompanive të mëdha, shumë prej të cilëve anti-shkencor duke i mbajtur popujt të varur nga konsumizmi. Alternativa e pestë për aplikimin e kësaj kënaqësie ekonomike dhe sociale në vendet e urbanizuara është identifikimi i disa faktorëve të ndryshëm nga prodhimi i brendshëm bruto të cilët ët mund të ngrenë mirëqënien sociale. Kjo është e dukshme në aktivitetin e shteteve të ndryshëm të cilët shpenzojnë shumë për të matur prodhimin, por dështojn në parandalimin e shkaqeve të sëmundjeve, rënies së besimit social apo degradimit mjedisor. Si pasojë njëherë që këto faktorë do të kuptohen, vlerësohen dhe përfshihen, do të mund të veprohet në të mirë të globit. Jeffrey Sachs e mbyll komentin e tij duke deklaruar se ndjekja e marrë drejt përfitimeve ekonomike na kërcënon të gjithëve. Për të qenë të sigurt do të duhet sigurisht ta mbështesim rritjen ekonomike dhe zhvillimin, por vetëm në një kontekst më të gjerë, atë i cili promovon qëndrueshmërinë mjedisore si dhe vlerat e ndershmërisë dhe besimit social. Kërkimi i kënaqësisë dhe optimizmit nuk duhet të mbetet vetëm në kufijt e mbretërisë së Buthan-it. Përgatiti: Enio Civici |

Sipas ekspertit të ekonomisë Jeffrey Sachs jetojmë në një epokë me nivele të larta pasigurie. Pavarësisht se pasuria e përgjithshme e tokës ka arritur nivele të jashtëzakonshme, ekziston një pasiguri gjithëpërfshirëse, pakënaqësi dhe panik. Pesimizmi është në majat më të larta dhe kjo vlen jo vetëm për Shtetet e Bashkuara por dhe për eurozonën apo për rajone të tjera të globit. Në të njëjtin kontekst Jeffrey Sachs thotë se ka ardhur koha që të përcaktojmë qartë se cilat janë burimet bazë të optimizmit në jetën tonë ekonomike. Sipas tij kërkesa e shfrenuar për fitime përherë e më të mëdha po krijon nivele të rrezikshme pabarazie të paregjistruara ndonjëherë, në vend që të krijojë njerëz më të lumtur me jetën e tyre. Sigurisht që progeresi ekonomik është i rëndësishëm dhe mund të përmirësoj ndjeshëm cilësin e jetës, por vetëm nëse ndiqet në krah të disa objektivave të tjerë. Në të njëjtin spektër, mbretëria e Buthan-it, e pozicionuar në jug të Azisë në kufi me Indinë ka ndërmarrë një nisëm.