|
|
| Kriza në Eurozonë godet biznesin gjerman |
|
Kjo është vlera më e ulët e këtij indeksi, që nga marsi i vitit 2010 dhe është më i dobët se pritshmëria e analistëve në tregje. “Kriza e eurozonës po afrohet në dyert tona, e kemi shumë pranë”, tha ekonomisti i Ifo, Klaus Wohlrabe. Të dhënat e studimit të Ifo kanë zgjeruar shqetësimet se ekonomia e parë në Eurozonë ka humbur vrullin e dikurshëm dhe Gjermania në tremujorin e dytë, ndoshta ka regjistruar rritje negative. Në tremujorin e parë, Gjermania ndihmoi Eurozonën të shmangë recesionin dhe të rritet me 0.5%. Sipas studimit, kompanitë gjermane janë optimiste për kushtet aktuale, por sub indeksi për pritshmërinë e biznesit ra në 97.3 pikë për Qershorin, kundrejt 100.8 në maj. E dhëna tjetër shqetësuese është rënia e indeksit të Ifo në sektorin e prodhimit që deri më tani ka qenë edhe lokomotiva për ekonominë gjermane. Të dhënat u publikuan përpara takimit të Merkel në Romë me përfaqësuesit e 3 ekonomive të tjera më të mëdha të Europës ku ajo u përball me presionin për të ndryshuar qasjen karshi krizës së eurozonës. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Morali i biznesit gjerman ra për të dytin muaj në radhë gjatë qershorit dhe është në pikën më të ulët 2 vjeçare. Kjo është shenja e parë që ekonomia kryesore në eurozonë por ndjen efektet negative të recesionit në të gjithë rajonin. Instituti i studimit të tregut me bazë më Mynih, Ifo, raportoi se indeksi i saj për klimën e biznesit i bazuar në studimin e përmuajshëm të 7 mijë kompanive ra në 105.3 për Qershorin kundrejt 106.9 në maj.