|
Një zëdhënës i Presidentit të Bankës Qendrore Europiane pranoi për herë të parë se Eurozona po diskuton temën e përfshirjes së investitorëve kryesorë në pagimin e borxheve të bankave me probleme. Sipas zëdhënësit, Presidenti i Bankës, Mario Draghi, ka thënë se tema e shpërndarjes së peshës së borxhit është duke u zhvilluar dhe e papërfunduar. Ky është një ndryshim i limituar i qëndrimit të deritanishëm që ka mbajtur Banka e Europës. Ajo po shpreh vullnetin që të kërkojë nga poseduesit kryesorë të bonove të bankave të pranojnë humbje në rastet kur dështojnë bankat jo të rëndësishme të sistemit.
Por ky qëndrim sipas një zyrtari europian, kundërshtohet të pranohet nga ministrat e financave të Eurozonës. Ata kanë frikë nga pasojat politike të këtij veprimi që ka efekte zinxhir nga lojtarët në tregun e aksioneve tek kreditimi i qeverive kosto e kreditit të biznesit dhe niveli i jetesës së qytetarëve. Ndërsa për lojtarët e tregut dhe analistët e ekonomisë, herët apo vonë edhe qeveritarët do të duhet të pranojnë se në kushtet e falimentit të një banke jo të rëndësishme të sistemit ekonomik, poseduesit e bonove duhet të pranojnë humbje në investimin e tyre.
Ky ndryshim në qëndrim është shfaqur nga Draghi gjatë diskutimit të ndihmës për bankat e Spanjës por është kundërshtuar nga anëtarët e Eurogrup. Ndërkohë që zëdhënësi i Bankës Qendrore pranoi se kjo është një temë dinamike, ministri i financave të Irlandës, Michael Noonan, është takuar me Draghin. Takimi është pjesë e bisedimeve për të përmirësuar kushtet e ndihmës financiare që është dhënë për bankat në Irlandë. Deri më tani është thënë se një ndryshim në trajtimin e aksionarëve kryesorë të bankave me probleme do të reflektohet edhe në marrëveshjen e ndihmës financiare që është dhënë për Irlandën.
Përgatiti: Ermal Ngjelina
Normal 0 false false false EN-US X-NONE X-NONE MicrosoftInternetExplorer4
Draghi: Shpërndarja e borxhit, temë në zhvillim
Një zëdhënës i Presidentit të Bankës Qendrore Europiane pranoi për herë të parë se Eurozona po diskuton temën e përfshirjes së investitorëve kryesorë në pagimin e borxheve të bankave me probleme. Sipas zëdhënësit, Presidenti i Bankës, Mario Draghi, ka thënë se tema e shpërndarjes së peshës së borxhit është duke u zhvilluar dhe e papërfunduar. Ky është një ndryshim i limituar i qëndrimit të deritanishëm që ka mbajtur Banka e Europës. Ajo po shpreh vullnetin që të kërkojë nga poseduesit kryesorë të bonove të bankave të pranojnë humbje në rastet kur dështojnë bankat jo të rëndësishme të sistemit. Por ky qëndrim sipas një zyrtari europian, kundërshtohet të pranohet nga ministrat e financave të Eurozonës. Ata kanë frikë nga pasojat politike të këtij veprimi që ka efekte zinxhir nga lojtarët në tregun e aksioneve tek kreditimi i qeverive kosto e kreditit të biznesit dhe niveli i jetesës së qytetarëve. Ndërsa për lojtarët e tregut dhe analistët e ekonomisë, herët apo vonë edhe qeveritarët do të duhet të pranojnë se në kushtet e falimentit të një banke jo të rëndësishme të sistemit ekonomik, poseduesit e bonove duhet të pranojnë humbje në investimin e tyre. Ky ndryshim në qëndrim është shfaqur nga Draghi gjatë diskutimit të ndihmës për bankat e Spanjës por është kundërshtuar nga anëtarët e Eurogrup. Ndërkohë që zëdhënësi i Bankës Qendrore pranoi se kjo është një temë dinamike, ministri i financave të Irlandës, Michael Noonan, është takuar me Draghin. Takimi është pjesë e bisedimeve për të përmirësuar kushtet e ndihmës financiare që është dhënë për bankat në Irlandë. Deri më tani është thënë se një ndryshim në trajtimin e aksionarëve kryesorë të bankave me probleme do të reflektohet edhe në marrëveshjen e ndihmës financiare që është dhënë për Irlandën.
|