|
|
| Asmussen: Eurozona, të bashkojë sovranitetet |
|
"Thelbi i debatit aktual në lidhje me të ardhmen e unionit ekonomik ka vetëm një emër: bashkim të mëtejshëm të sovraniteteve. Kjo do të thotë se Eurozona duhet të ketë pushtet të mjaftueshëm për të parandaluar dhe korrektuar politikat e paqëndrueshme në çdo shtet anëtar të Eurozonës," tha Asmussen, në një fjalim të përgatitur për një seminar të Qendrës Europiane për Politika në Bruksel. Ai ka thënë se “konkretisht kjo do të thotë se autoritetet në eurozonë duhet të kenë kompetenca për të kufizuar aftësinë e shteteve për të emetuar bono sovrane, të kenë të drejtën për të ndërhyrë në buxhetet kombëtare dhe të këtë të drejtën të detyrojë shtetet anëtare të ndryshojnë politikat e tyre qofshin ato në fushën fiskale, strukturore dhe të fushës financiare”. Përgatiti: Ermal Ngjelina |



Joerg Asmussen, anëtar i Bordit Drejtues në Bankën Qendrore Europiane, ka thënë se institucionet pan-europiane duhet të kenë pushtet të mjaftueshëm për të limituar emetimin e borxhit nga anëtarët e eurozonës, të ndërhyjnë në buxhetet kombëtare dhe të ndryshojnë politikat kombëtare për të ndërtuar një union më të thellë ekonomik.